Shqipëria 5 humbje rradhazi, bilanci negativ që mungonte prej 14 vitesh

Disfata e e sotme 1:2 ndaj Luksemburgut ishte e pesta radhazi për kombëtaren shqiptare të futbollit, pas atyre ndaj Spanjës (2:0, zyrtare), Izraelit (3:0, zyrtare), Italisë (2:0, zyrtare) dhe Bosnje e Hercegovinës (2:1, miqësore).

Një seri e këtillë negative “kuqezinjëve” ju kishte ndodhur 14 vite më parë, kur sërish drejtoheshin nga një strateg i huaj.

Ishte ajo periduha e vitit 2003, kur “kuqezinjtë” drejtoheshin nga gjermani, Hans Peter Brigel.

Nën drejtimin e tij, Shqipëria ishte mundur në 5 ndeshje rradhazi, edhe atë nga Bullgaria (2:0, miqësore), Irlanda (2:1, zyrtare), Zvicra (3:2, zyrtare), Maqedonia (3:1, miqësore) dhe Gjeorgjia (3:0, zyrtare).

Leave a Reply