Shkëndija nuk ia vazhdon kontratën, Jovanovski shkon te Pelisteri

Portieri Marko Jovanovski përfundimisht është larguar nga Shkëndija e Tetovës, duke u transferuar te skuadra e Pelisterit. Jovanovski sot edhe zyrtarisht arriti marrëveshje me drejtuesit e Pelisterit, me të cilët do jetë pjesë gjatë sezoneve në vijim.

Për Pelisterin, Jovanovski është përforcimi i tretë në këtë periudhë, pasi më herët me skuadrën nga Manastiri firmosi Blagoja Lamçevski dhe Oliver Paevi.

Leave a Reply