ZYRTARE: Spaleti firmosi me Interin

Luçiano Spaleti edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e Interit. Strategu italian ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me “neroaxurrët”, me shpresë se do ti kthejë lavdinë skuadrës tre herë kampione të Evropës. Ish trajneri i Romës stërvitjen e parë me ekipin e tij të ri do ta zhvillojë me 03 korrik.

Italiani kishte udhëtuar drejt vendit aziatik për të takuar presidentin e klubit, i cili ia ka besuar ish – trajnerit të Romës ringritjen e skuadrës zikaltër në majat e futbollit italian.

Prezantimi i Luçiano Spaletit si trajner i Interit do të bëhet të mërkurën e ardhshme në orën 12:00, teksa ai do të fillojë menjëherë nga puna për të ndërtuar skuadrën për sezonin e ri ku synimet padyshim do të jenë të mëdha.

Ajo që është e paqartë, është shuma që i kanë lënë në disponim drejtuesit e rinj kinez Spaletit për transferimin e futbollistëve që ai mendon ti transferojë te skuadra “zikaltër” gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Leave a Reply