Vazhdon kaosi me koronavirus në “Serie A”, 4 raste të reja te Milani!

Skuadrat e “Serie A” janë kthyer në stërvitje, por sipas protokollit të miratuar më parë të gjithë futbollistët dhe stafet teknike duhet t’i nënshtroheshin testit me tampon. Pas Torinos, Fioretinës dhe Sampdorias, makthi i virusit “Covid-19” pushton edhe Milanin.

Është “Corriere dello Sport” që ka raportuar se te Milani ka pasur 4 raste pozitive me Koronavirus, megjithëse pritet të mësohet sa prej tyre janë lojtarë dhe sa pjesëtarë të stafit teknik.

Pavarësisht pohimeve të “Corriere dello Sport”, deri më tani asgjë nuk është konfirmuar nga vetë klubi i Milanit.

Fiorentina kishte 6 raste pozitive në ekip, ku 3 ishin lojtarë dhe 3 të tjerë anëtarë të stafit teknik, ndërsa Sampdoria kishte 4 raste, të cilët tashmë duhet të shkojnë dhe të qëndrojnë në karantinë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply