Situatë kaotike edhe në La Liga, 5 futbollistë rezultojnë me “Covid 19”

Pesë futbollistë nga La Liga kanë rezultuar pozitiv në testet e bëra për Koronavirus. “RAC1” raporton se rezultatet e raundit të parë në elitën e futbollit spanjoll kanë prodhuar 5 rezultate pozitive.

Testet janë kryer për të gjithë futbollistët, trajnerët dhe punonjësit sportivë nga të gjitha skuadrat. La Liga është duke pritur të gjitha rezultatet para se të marr një vendim final për fatin rreth vazhdimit të ligës.

Barcelona dje ka dorëzuar të gjitha testet e bëra të cilat kanë rezultuar të jenë negative. Për këtë, skuadra “katalunase” u rikthye në stërvitje gjatë ditës së djeshme pas plotë dy muajsh, ndërsa negativë kanë rezultuar edhe gjithë futbollistët e Realit të Madridit.

 

Leave a Reply