Superkupa e Evropës, Ronaldo nuk do të udhëtojë për në Shkup?

Ylli i Real Madridit, Kristiano Ronaldo me shumë gjasa nuk do të udhëtojë drejt Shkupit për ndeshjen e Superkupës së Evropës që do ta luajnë ndaj Mançester Junajtedit me 8 gusht.

Një gjë të tillë e ka publikuar e përditshmja “Marka”, sipas të cilës, pas Kupës së Konfederatave, që Ronaldo do të paraqitet me Portugalinë, numri 7-të i madrilenëve do të marrë pushim për 1 muaj. Nëse Ronaldo me Portugalinë arrijnë deri në finale të Kupës së Konfederatave, futbollisti më i mirë i vitit të kaluar 100 % nuk do të paraqitet me Realin në Shkup. Portugalia në Kupën e Konfederatave në grup është së bashku me Zelandën e Re, Rusinë dhe Meksikën.

Ronaldo gjithashtu nuk do të luaj edhe kundër Barcelonës me 29 korrik në Majemi, ndërsa do të rrikthehet për ndeshjen e Superkupës së Spanjës ndaj katalanasve me 12 gusht në “Kamp Nou”.

Leave a Reply