Turqia pa probleme mundi Kosovën (VIDEO)

Kosova edhe përkundër dëshirës së madhe për tu paraqitur sa më mirë në ndeshjen ndaj Turqisë, në fund pësoi një disfatë të thellë në “Loro  Boriçi” me rezultatin 1:4.

Turqia gjeturi shumë shpejt golin e avantazhit, edhe atë vetëm pas minutave lojë, kur Shen me kokë kaloi në avantazh skuadrën e tij.

Për të rihapur takimin mendoi mbrojtësi Amir Rrahmani i cili me një gjuajtje të bukur me kokë e dërgoi topin në rrjetë, pas krosimit nga rivënia e këndit të Valon Berishës.

Mirëpo ky gol ishte i përkohshëm, pasi më minutën e 31, Ynder shënoi edhe golin e dytë për Turqinë, skuadër kjo e cila në pushim shkoi me epërsinë 1:2.

Me fillimin e pjesës së Jëllmaz dhe Tufan ishin autorët që vulosën fitoren për skuadrën turke, e cila pas kësaj fitore pozicionohet në vendin e 3-të në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Kosova mbyll tabelën e renditjes me vetëm 1 pikë në 6 takime në kuadër të grupit “I”.

Leave a Reply