Golden Stejt shpallet kampion i NBA (VIDEO)

Skuadra e Golden Stejt Uarriors ka arritur që të shpallet kampion në NBA pas fitores në ndeshjen e pestë të serisë finale ndaj Klivlend Kavaliers me rezultat 129:120.

Titulli i kampionit të NBA u vendos pas pesë ndeshjeve falë një dominimi të jashtëzakonshëm nga skuadra kaliforniane e cila shënoi katër fitore, kundrejt vetëm një fitore të “kavaliersave”.

Durant në ndeshjen e pestë shkëlqeu me 39 pikë, pasuar nga Stefan Keri me 34 pikë dhe Drajmond Grin me “double-double” prej 10 pikë e 12 kërcimesh.

Në anën tjetër si zakonisht LeBron Xhejms ishte më i miri me 41 pikë, 13 kërcime dhe 8 asistime, por kjo nuk mjaftoi pasi Kevin Love dështoi me vetëm 6 pikë e 10 kërcime.

Me këtë fitore Golden Stejt shpallet kampion për herë të dytë brenda tri vitesh.

Leave a Reply