UEFA sot në Shkup, njofton për biletat e Superkupës

UEFA së bashku me dy përfaqësuesit e dy klubeve që do të luajnë në ndeshjen e SuperKupës (Real Madridi dhe Mançester Junajtedi) me anë të një konference për shtyp do të njoftojnë për biletat e këtij spektakli që do të zhvillohet me 8 gusht në “Telekom Arena” në Shkup.

Nga radhët e Real Madridit në konferencë për shtyp do të jetë prezent drejtori sportiv i klubit, Emilio Butgarenjo, ndërsa përfaqësuesi i Junajtedi do të jetë Luis Saha.

Konferenca për shtyp e cila organizohet nga FFM do të mbahet nga ora 18:00 në hapësirat e stadiumit “Telekom Arena”, ndërsa në të do të njoftohet për çmimet e biletave dhe mënyra për aplikimin e tyre./”InfOSport.mk”

Leave a Reply