Kostov arrinë marrëveshje me Renovën, gjatë ditës së sotme bëhet prezantimi

Vllatko Kostov edhe zyrtarisht pritet të merr timonin e Renovës. Burime të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se strategu nga Shtipi ka arritur marrëveshje me drejtuesit e skuadrës nga Xhepçishti dhe se gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht do të bëhet prezantimi i tij.

Kostov me skuadrën nga Xhepçishti pritet të firmos kontratë një vjeçare, me opsion për të vazhduar të njëjtën edhe për një vit tjetër.

Në postin e trajnerit te Renova, Kostov do të zëvendësoj Qatip Osmanin, i cili morri timonin e Shkëndijës, ndërsa do të jetë kjo hera e katërt që Kostov do të ulet në bankinën “bardhekaltër”.

Për herë të parë Kostov, Renovën e udhëhoqi në sezonin 2006/2007, për të marrë sërish drejtimin e kësaj skuadre në vitin 2008. Kësaj rradhe Kostov qëndroj për dy vite rradhazi, ndërsa në sezoninin 2009/2010 ai me Renovën arriti që të shpallet kampion i Maqedonisë.

Megjithatë ai edhe përkundër këtij suksesi në fund të sezonit u largua, duke marrë rolin e asistuesit në përfaqësuesen e Maqedonisë, për tu rikthyer sërish në sezonin 2011/2012, dhe sërish me titull, kësaj rradhe duke triumfuar në Kupën e Maqedonisë, kur në finalen e madhe të zhvilluar në Shtip Renova mundi Rabotniçkin me rezultatin 3:1.

Leave a Reply