Braziliani Ze Maria trajneri i ri i Tiranës!

Braziliani Ze Maria, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Itali me skuadrat si Inter, Parma dhe Peruxha, pritet të zëvendësojë Mirel Josën në bankinën e skuadrës së Tiranës, shkruan “Supersport”.

Trajneri 43-vjeçar ka punuar më parë në Itali me Kastelon dhe Katanzaron, si dhe në Kenia së fundmi me Gor Mahia.

Braziliani ka punuar gjithashtu edhe në Rumani, ku ka drejtuar Ceahlaul, ndërkohë që tani do ketë mundësinë të drejtojë skuadrën me më shumë tituj në Shqipëri.

Leave a Reply