Shkëndija bënë për vete futbollistin e Tiranës! (FOTO)

Derisa ekipi i Shkëndijës po zhvillon fazën e përgatitjeve në Slloveni, drejtuesit e skuadrës tetovare janë duke punuar në përforcimin e skuadrës. Ata së fundmi po interesohen për shërbimet e futbollistit të Tiranës, Olsi Teqja, i cili nuk ka mundur të refuzojë një ofertë nga ana e “kuqezinjëve”.

Kësisoj qendërmbrojtësi brakis Superligën shqiptare pas plotë 7 viteve të shkëlqyeshme, të kaluara nëpër skuadrat si Kastrioti, Bylisi, Laçi dhe në dy sezonet e fundit te Tirana.

Në garë për shërbimet e futbollistit nga Tirana ishte edhe Partizani, tifozët e së cilës skuadër i ushtruan presion klubit, për të mos e transferuar në kampin e të “kuqve” një futbollist nga rivalët e Tiranës.

Gjithashtu në adresë të tij ditëve të fundit kishte arritur edhe një ofertë nga ana e drejtuesve të skuadrës kampione të Kukësit, mirëpo Teqja kishte preferuar të zgjedh Shkëndijën, me të cilën skuadër pritet të firmosë kontratë 2-vjeçare.

Leave a Reply