Legjenda kroate i jep fund karrierës së tij në kombëtare

Pas një Botërori historik në Rusi, fillojnë lamtumirat e “veteranëve” në radhët e përfaqësueses kroate të futbollit. I pari që ka bërë të ditur tërheqjen përfundimtare nga nënkampionët e Botës si futbollist, është është mbrojtësi 32-vjeçar Vedran Çorluka.

Mbrojtësi i Lokomotivës së Moskës një vendim të tillë kishte bërë të ditur përmes profilit të tij në “instagram”, duke konfirmuar se tani e tutje do të jetë vetëm një tifoz i një skuadre, për të cilin kishte luajtur më shumë se 100 ndeshje.

“Të dashur tifozë kroatë të kombëtares, pas 12 vitesh dhe 103 ndeshjesh me fanellën më të dashur, erdhi momenti t’i them lamtumirë kombëtares së Kroacisë. Faleminderit për gjithë këto vite mbështetje të pakushtëzuar dhe dashurie, pa ju ndjenja për të luajtur për Kroacinë, nuk do të ishte as përafëërisht e veçantë, ashtu siç ka qenë për mua gjatë gjithë këtyre 12 viteve të kaluara. Natyrisht, ka pasur edhe ndeshje të mira, dhe disa edhe më të mira, mirëpo ta dini se të gjitha kanë qenë me zemër.  Faleminderit shokëve të skuadrës me të cilët kam kaluar gjithë këto vite të paharrueshme, faleminderit që për mua keni qenë si familje, ndonjëherë si vëlla më i vogël, e ndonjëherë si vëlla më i madh. Ju faleminderit që më keni mësuar se çfarë është të jesh një bashkësi dhe ku ajo neve mund të na dërgojë….deri në finale të KB🥈Do jem tifozi juaj më i flaktë dhe nuk dyshoj se sërish do të gëzohemi bashkë, ashtu si edhe këtë verë. Faleminderit gjithë trajnerëve, Slaven, Igor, Niki, Anti, Zlatko për besimin e dhënë gjatë këtyre viteve dhe që më kanë ndihmuar të realizojë ëndërrat e mia për të luajtur për fanellën më të dashur.  Dhe në fund, një tjetër faleminderim  gjithë atyre që kam takuar në këtë rrugëtim, mirëpo tashmë ka ardhur koha që të mbyll këtë derë që do të hapet për ndonjë futbollist të ri, i cili gjithashtu pret që të realizojë ëndërrat e tij. Nga sot do të jem tifozi më i zhurmshëm, i cili çdoherë do ju mbaj në zemër dhe pas vetes” – ju don Çarli i juaj❤ 🇭🇷.

Dragi navijaci Hrvatske reprezentacije, nakon 12 godina i 103 nastupa u najdrazem dresu došlo je vrijeme da se oprostim od Hrvatske reprezentacije. Hvala vam za sve ove godine bezuvjetne podrške i ljubavi, bez vas osjećaj igranja za Hrvatsku ne bi bio ni blizu poseban kao što je za mene bio u ama baš svakoj utamici kroz svih ovih 12 godina. Naravno, bilo je tu i dobrih i onih malo manje dobrih utakmica ali znajte, svaka je bila sa srcem. Hvala i svim mojim suigracima s kojima sam proveo sve ove nezaboravne godine, hvala vam sto ste mi bili obitelj, nekada mladji brat a nekada stariji, hvala vam sto ste me naucili sto znaci zajednistvo i gdje nas ono moze dovesti…do finala SP.🥈Bit cu vas najvatreniji navijac i ne sumnjam da cemo se opet zajedno veseliti kao ovog ljeta. Hvala svim trenerima Slavenu,Igoru,Niki,Anti i Zlatku na povjerenju koje ste mi ukazali kroz sve ove godine i što ste pomogli da ostvarim svoje snove igrajuci za najdrazi i naljepši dres. I za kraj, još jedno veliko hvala svima koje sam susreo na ovom putu no došlo je vrijeme da zatvorim ova vrata koja se sada otvaraju za nekog novog koji čeka da se i njegovi snovi ostvare. Od danas najglasniji navijač koji će u srcu zauvijek nositi tu peticu, voli vas Čarli. ❤ 🇭🇷 #iznadsvihhrvatska

A post shared by Vedran Ćorluka (@corlukav05_14) on

Leave a Reply