Fulhami nuk u ndal me blerje të futbollistëve, derisa nuk vendosi rekord!

Skuadra e Fulhamit që këtë vit u rikthye në Premierligë ishte shumë aktive në merkaton e kësaj vere, që u mbyll ditë më parë. Skuadra nga “Krevin Kotixh” u përforcua me plotë 12 futbollistë të rinj, ndërsa vetëm gjatë të enjtes, kur ishte dita e fundit e merkatos në Premierligë, Fulhami arriti që të angazhojë plotë 5 futbollistë.

Ata në formë huazimi morrën Serhio Rikon, Timoti Fosu-Mensa dhe Lusiano Vieton, teksa për shumën e 6 milion sterlinave blenë Xho Brajanin e Bristol Sitit, si dhe mesfushorin kamerunas Andre-Frank Zambo Ankisa.

Për këtë të fundit që vjen nga rradhët e Olimpik Marsejës, drejtuesit e Fulhamit paguajtën plotë 27 milion sterlina, duke vendosur rekord personal kur janë në pyetje transferimet e futbollistëve. Ankisa me Fulhamin nënshkroi kontratë deri në vitin 2023.

22-vjeçari Zambo Ankisa me fanellën e Olimpikut të Marsejës kishte zhvilluar 106 ndeshje, ndërsa sezonin e kaluar mungoi në vetëm një ndeshje të “Ligue 1”.

Me transferimin e Zambo Ankisa, Fulhami tejkaloi kufirin prej 100 milion sterlinave, të harxhuara për transferime, duke u bërë skuadra e parë që kur inkuadrohet në Premierligë, të investojë një shumë të këtillë gjatë një merkatoje.

Leave a Reply