Donaruma dhe Ronaldo bashkë te Junajtedi?

Nëse David De Gea transferohet te Reali i Madridit, zëvendësimi i tij në portën e Mançester Junajtedit, do të jetë djaloshi rebel i Milanit, Xhanluixhi Donaruma.

Sipas “The Sun” Junajtedi është i gatshëm të bëjë një ofertë zyrtare për ish futbollistin e tyre, Kristiano Ronaldo, i cili haptaz ka shprehur dëshirën e largimit nga “Santiago Bernabeu” pas akuzave të bëra nga autoritetet spanjolle për evazion fiskal.

E gjithë kjo ka bërë që merkatos te Junajtedi ti kushtojë shumë vëmendjes edhe e përditshmja italiane, “Calciomercato.com”, sipas së cilës oferta e bërë nga ana e drejtuesve të Junajtedit për yllin portugez mund të përfshijë portierin De Gea që mund të shkojë te gjigantët spanjollë me Ronaldon dhe Alvaro Moratan në drejtimin e kundërt.

Në këtë mënyrë “Djajtë e Kuq” do të futeshin në merkato për një tjetër portier të ri, duke garuar sërish me Real Madridin që gjithashtu vëzhgon çështjen Donaruma.

Leave a Reply