De Grasse, atleti që kërcënon rekordin e Boltit (VIDEO)

Atleti kanadez Andre De Grasse ka shkëlqyer në etapën e gjashtë të Ligës së Diamantit në atletikë, që gjatë ditës së djeshme u zhvillua në Stokholm të Suedisë.

Kanadezi dhuroi një kohë fantastike në garën e 100 metrave, duke e përshkuar këtë shteg me kohën prej 9.69 sekonda, që është një nga 5 kohët më të shpejta në historinë e kësaj gare.

Por De Grasse e realizoi këtë kohë duke patur edhe erën në favor, +4.8m/s, përtej normës së lejuar, por që nga organizatorët e turneut është konsideruar e rregullt. Nëse era do të kishte qenë brenda limiteve, organizatorët u shprehën se koha e kanadezit do të ishte 9.88.

De Grasse është fitues i medaljes së bronzit në Olimpiadën e Rios në këtë distancë dhe po tregon se mund të jetë pasardhësi i Usain Bolt, që mban rekordin botëror me 9.58.

Në 70 metrat e para gara ka qenë e ekuilibruar dhe vetëm në 30 metrat e fundit atleti kanadez arriti të shkëputej dhe të triumfojë. Në vendin e dytë u klasifikua Meite me kohën e arritur prej 9.84 sekondave, ndërkohë vendi i tretë i takoi Schileds, që në fund arriti me kohën prej 9.89.

Gjithsesi, koha 9.69 është rekord i Ligës së Diamantit dhe konfirmoi se De Grasse mund të zbresë shumë shpejt nga froni kampionin e madh, Usain Bolt.

Leave a Reply