Edhe Kukësi i Eminit dhe Lenës me kundërshtarë nga Moldavia

Skuadra e Kukësit, pjesë e së cilës janë edhe dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, Izair Emini dhe  Nijas Lena për herë të parë në historikun e vetë do të luaj në kualifikueset e Ligës së Kampionëve Evropian.

Dhe për ironi të fatit goglat i kanë rezervuar skuadrës së Ernest Gjokës një kundërshtar të fortë si Sherifi i Tiraspolit, kampione e Moldavisë, që në dy

dekadat e fundit kanë bërë ligjin në Moldavi, duke fituar 15 herë titullin kampion, 9 herë Kupën dhe 7 herë Superkupën.

Ndeshjen e parë Kukësi do ta zhvillojë në transfertë, ndërsa atë kthyese në shtëpi.

Leave a Reply