Osmani: Në Liga Europa nuk duhet nënçmuar asnjë skuadër

Menjëherë pasi mësuan emrin e kundërshtarit në turin e parë kualifikues, drejtuesit e Shkëndijës, ashtu siç ju ngjanë skuadrave mirë të organizuara evropiane, dolën me konferencë për shtyp, ku folën për emrin e kundërshtarit, Daçia nga Moldavia.

Trajneri Qatip Osmani si gjithnjë me fjalë pak dhe shumë modest tha se Daçia nuk duhet nënçmuar, edhe pse beson se Shkëndija ka kualitet për të kaluar në raundin e dytë.

“E kemi thënë mes veti se shorti është punë fati, por në Liga Evropa mendoj se nuk ka ekip që duhet të nënçmohet. Daçia është ekip për respekt, mirëpo unë mendoj se Shkëndija ka kualitet për të kaluar në raundin e dytë”, u shpreh shkurtë trajneri Qatip Osmani, që nuk preferon të flasë shumë para se të analizojë mirë kundërshtarin.

Leave a Reply