Levandovski nuk e “pëlqen” Karlo Ançelotin

Robert Levandovski 99% këtë verë do të largohet nga Bayerni i Mynihut. Një gjë të tillë e ka lënë të kuptohet menaxheri i tij, Maik Brathel, i cili në media i ka shprehur pakënaqësit e sulmuesit “bavarez” te kampionët në fuqi të Gjermanisë.

“Robert më ka thënë se nuk ka pasur mbështetjen e nevojshme nga trajneri Ancelotti, i cili nuk e grumbulloi në ndeshjen e fundit ku do të kishte mundësinë të ishte shpallur golashënuesi më i mirë. Eshtë i zhgënjyer sepse priste mbështetjen e tij dhe të skuadrës. Nuk ndihet i lumtur me Ancelotti”, është shprehur menaxheri i Levandovskit, Brathel.

Sipas mediave spanjolle, Real Madridi mund të hidhet në “aksion” për të bërë të vetin Levandovskin, ndërsa për këtë të fundit janë të interesuar edhe shumë skuadra tjera.

Leave a Reply