Iseni debuton me gol te Vardari

Besar Iseni ka debutuar me gol me fanellën e Vardarit, në ndeshjen kontrolluese që skuadra kampione e Maqedonisë e zhvilloi sot në “BSFC Arena” në Medling ndaj austriakëve të Admira Vaker, njofton infOSport.mk”.

Vardari në këtë përballje, që ishte e para në kuadër të përgatitjeve që “kuqezinjtë” nga Shkupi po i zhvillojnë në Austri, shënoi fitore me rezultatin 2:0.

Ishte pikërisht Besar Iseni, ai i cili shënoi golin  e parë për Vardarin 3 minuta para përfundimit të pjesës së parë. Iseni ishte titullar në këtë ndeshje, dhe që në debutimin e tij arriti që të tregojë cilësitë e tij.

Goli i dytë ishte pjesë e Barsegian, i cili realizoi vetëm pas 4 minutave lojë në pjesën e dytë. Ky gol u tregua edhe si i fundit në këtë përballje, edhe përkundër faktit se në vazhdim të ndeshjes austriakët kishin disa raste të pastërta para portës shkupjane.

Rikujtojmë Iseni javë më parë vendosi të nënshkruajë me Vardarin, duke kaluar nga rradhët e FC Shkupit, njëjtë sikurse edhe Florian Kadriu, që gjithashtu në debutimin e tij me fanellën e Rabotniçkit kishte shënuar gol ndaj Skënderbeut të Korçës.

Leave a Reply