Shkëndija të mërkurën konferëncë për shtyp para ndeshjes me Daçian

KF Shkëndija të mërkurën organizon konferencë për shtyp para duelit të parë eliminator në kuadër të Liga Evropa, që “kuqezinjtë” do ta zhvillojnë të enjten (29 qershor) ndaj moldavëve të Daçia.

Takimi me gazetarë do të mbahet në hapësirat e stadiumit “Mlladost” në Strumicë me fillim në orën 11:00, ndërsa në të njëjtin do të marrin pjesë shefi i stafit teknik, Qatip Osmani dhe kapiteni Ardian Cuculi.

Ekspedita e Daçias në Shkup do të arrijë të mërkurën rreth orës 10:00, që më pas të nisen drejt Strumicës, aty ku me fillim në ora 18:00 do të zhvillojnë edhe stërvitjen zyrtare  në stadiumin “Mlladost”, ndërsa gjysmë ore më herët ata do të dalin në konferencë për shtyp para gazetarëve.

Ndeshja Shkëndija-FC Dacia Chișinău zhvillohet të enjten në stadiumin Mlladost’ në Strumicë me fillim në orën 18:00.

Leave a Reply