Shkëndija – Daçia drejtëpërdrejtë në SuperSport (VIDEO)

Ndeshja e turit të parë eliminatorë ndërmjet Shkëndijës dhe Daçias në kuadër të Liga Evropa do të transmetohet në “SuperSport2”, Platformën Dixhitale Tokesore dhe Satelitore, “Digitalb”.

Është kjo një mundësi e mirë për gjithë ata tifoz të Shkëndijës dhe më gjërë për të ndjekur këtë ndeshje nga afër, në veçanti për ata që nuk do të kenë mundësinë për të udhëtuar drejt Strumicës.

Rikujtojmë Digitalb SuperSport edhe vitin e kaluar transmetoi ndeshjet e Shkëndijës në kuadër të eliminatoreve të Liga Evropa, kur “kuqezinjtë” nga Tetova arritën deri në fazën “play-off”.

Ndeshja Shkëndija – Daçia zhvillohet të enjten (29 qershor) në stadiumin “Mladost” në Strumicë me fillim në ora 18:00.

Shkendija-Dacia | Promo

KF Shkëndija-Dacia ChisinauE enjte, 18:00, SS2Futbolli mbarëshqiptar rikthehet në arenën europiane! Me sytë vetëm tek fitorja, kuqezinjtë e Tetovës presin verdheblutë moldavë!

Публикувахте от DigitAlb в 27 юни 2017 г.

Leave a Reply