Mevlan Adili te UTA Arad sheh 4 shqiptarë!?

Ditë më parë skuadrës së UTA Arad iu bashkuan edhe dy futbollistët shkupjan, Bujamin Asani dhe Izet Ajrullahu. Që të dy te skuadra rumune rigjetën një shkupjan tjetër, Mevlan Adilin, i cili vitin e kaluar nga Shkupi u transferua te UTA Arad. Me këtë rast ai shprehu kënaqësinë që në skuadër do të ketë bashkëqytetarë, me të cilët do mundohen që të sigurojnë kualifikimin për në elitën e futbollit rumun.

Adili në një foto të publikuar në “facebook”, ku shihej bashkë me Bujamin Asanin dhe Izet Ajrullahun, shkruante “4 albaneze”, por se cili është shqiptari i katërt në foto, futbollisti shkupjan me përgjigje: “E kam shkruar 4 futbollistë shqiptarë, pasi bashkë me ne në foto është edhe Dorin Straila, një bashkëlojtar i yni, i cili që nga koha kur kam shkuar te UTA Arad, ai gjithë kohën ri me mua dhe jemi miq shumë të mirë. Ai më ka ndihmuar shumë gjatë kësaj periudhe, ndërsa gjithë në skuadrën tonë thonë se e kam vëlla. Andaj në foton e publikuar e shkrova 4 albaneze”.

 

Leave a Reply