Shkëndija ndihmon Gostivarin, pas Fetahit huazon edhe Lamën

Shkëndija vazhdon të ndihmojë skuadrat shqiptare në futbollin tonë vendor. Pas huazimit të dyshes Shqiprim Taipi – Shpend Asani te Shkupi, drejtuesit e skuadrës tetovare kanë vendosur që të huazojnë edhe dy futbollistë tjerë të talentuar te skuadra e Gostivarit, që garon në Ligën e Dytë – Perëndim.

Pas mesfushorit ofenziv, Ersin Fetahi, Shkëndija te skuadra e Gostivarit vendosi ta huazojë edhe sulmuesin Bashkim Lama, i cili njëjtë sikurse bashkëlojtari i tij i lartëpërmendur pjesë e skuadrës nga Pollogu do të jetë 6 muajve të ardhshëm.

SHKËNDIJA HUAZON ERSIN FETAHUN TE GOSTIVARI

Duke parë moshën që kanë (20-vjeç), dy futbollistët kanë nevojë për tu aktivizuar vazhdimisht dhe te Gostivari në Ligën e Dytë pritet të gjejnë minutazhin e dëshiruar. Duke ndihmuar KF Gostivarin, pritet të përfitojnë edhe vetë Lama e Fetahi, të cilët duke luajtur vazhdimisht pritet të fitojnë përvojën e duhur dhe të nevojshme që do ishte e mirëseardhur për tu rikthyer sa më të pjekur te skuadra e tyre e zemrës, Shkëndija.

Leave a Reply