Çmendet Çelzi, 133 mln euro për dyshen e Realit (FOTO)

Pas dështimit për të marrë Romelo Lukakun dhe Dani Alvesh, Çelzi i Roman Abramoviç, është i gatshëm të bëjë çmenduri në tregun evropiane të futbollit.

Numri një i “bluve”, Abramoviç, është i gatshëm të ndajë nga pasuria e tij plotë 133 milion euro për dyshen e Realit të Madridit, Alvaro Morata dhe Xhejms Rodrigez.

Që të dy janë në shënjestër edhe të Mançester Junajtedit, mirëpo presidenti i “mbretërve”, Florentino Perez nuk preferon t’i shesë dy “yjet” e skuadrës së tij te “djajtë e kuq”, ndaj të cilëve me 08 gusht në Shkup do të luajnë në finalen e madhe të Super Kupës së Evropës.

Pikërisht këtu edhe shihet epërsia e Çelzit për të arritur deri te nënshkrimi i kësaj dyshe, që pa dyshim se do risnin cilësinë e skuadrës londineze, që në sezonin e ri do të mundohet të mbrojë titullin e kampionit të fituar këtë edicion.

Sulmuesi spanjoll, edhe pse nuk ishte titullar fiks te Real Madrid, arriti të shënonte plot 20 herë gjatë sezonit të shkuar, ndërsa Rodrigez e pa fushën e blertë shumë herë më pak se Morata.

Mirëpo edhe përkundër këtij fakti, trajneri Antonio Konte dëshiron të ketë këtë dyshe në skuadër, ashtu që tashmë  mbetet vetëm të merren vesh edhe drejtuesit e skuadrave, që transferimi i Moratas dhe Rodrigezit të bëhet realitet.

Leave a Reply