Godet Klivlendi, sjell edhe Xhef Grin-in në radhët veta!

Nënkampionët e NBA-së, Klivlendi ka sjell edhe përforcimin e dytë në merkaton verore, duke bërë të vetin basketbollistin Xhef Grin.

30 vjeçari me Klivlendin ka firmosur kontratë 1 vjeçare, nga e cila do të përfitojë 2.3 milionë dollar.

Grin pjesë e NBA-së është që nga viti 2007, ku u përzgjodh edhe në Draft nga radhët e Bostonit, ndërsa deri më tani ka luajtur edhe për Oklahomën, Klipersat, Memfisin dhe Orlandon.

Kujtojmë që përforcimi i parë për Klivlendin ishte Hoze Kalderon, i cili erdhi nga skuadra e Atlantës.

Leave a Reply