E bujshme, Dortmundi vihet pas gjurmëve të Abrashit

Skuadra e njohur gjermane, Borusia e Dortmundit është vënë pas gjurmëve të mesfushorit të palodhshëm shqiparë, Amir Abrashi.

Lajmin e bënë të ditur e përditshmja gjermane, “Sport Bild”, e cila potencon se Abrashi, mund të ndërrojë skuadër gjatë verës dhe se shumë shpejt do të nisin bisedimet mes drejtuesve të Dortmundit dhe Frajburgut.

Amiri pjesë e Frajburgut është që nga viti 2015, duke regjistruar 55 paraqitje me këtë skuadër dhe duke shënuar katër gola.

Sezonin e fundit ai me Frajburgun bëri 20 paraqitje kampionale, duke shënuar edhe një gol, ndërsa gjithashtu një ndeshje zhvilloi edhe në kuadër të Kupës së Gjermanisë.

Leave a Reply