Interi prezantoi Borja Valeron

Interi ka prezantuar përforcimin e tretë gjatë kësaj merkatoje verore, spanjollin Borja Valeron. Mesfushori 32-vjeçar me “neroaxurrët” ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, ndërsa te skuadra e tij e re do të mbajë veshur fanellën me numrin 20.

Valero në “Xhuzepe Meaca” erdhi nga Fiorentina, për të cilën skuadër luajti plotë 5 sezone të plota.

Për kartonin e Valeros, Interi i paguajti Fiorentinës 5.5 milion euro, ndërsa e njëjta mund të arrijë edhe deri në 7 milion euro, gjithnjë varësisht prej paraqitjeve të spanjollit.

Paraprakisht me Interin kishin nënshkruar edhe portieri, Daniele Padeli, si dhe mbrojtësi sllovak, Milan Skrinjar, i cili erdhi nga rradhët e Sampdorias.

Leave a Reply