Nolito rikthehet në La Liga

Sulmuesi spanjoll i Mançester Sitit, Nolito pas një aventure jo të suksesshme në Premierligë, do të rikthehet në La Liga, mirëpo jo te Selta Vigo. Sipas asaj që pohon e përditshmja sportive, “AS”, Nolito në sezonin e ri do të luaj me fanellën e Seviljës.

Të dy klubet janë në përfundim e sipër të marrëveshjes që peshon 9 milion euro. “Pasanikët” kanë ulur pretendimet e tyre financiare, ndërsa edhe vetë Nolito është i gatshëm për të ulur pagën e tij, me qëllim që të luaj rregullisht.

Nolito arrinë në “Ramon Sançez Pizhuan” si zëvendësim për Vitolon, i cili ditë më parë u transferua te skuadra e Atletiko Madridit.

Leave a Reply