Letra e Bonuçit drejtuar “juventinëve”

Transferimi i Leonardo Bonuçit te Milani ka bërë bujë në mediat italiane, por edhe ato evropiane. Mbrojtësi i kombëtares “axurre” ka lënë Juven pas 7 vitesh të arta dhe tani ka shpjeguar vendimin e tij, me një letër të hapur në “Gazzetta dello Sport”.

“Kanë kaluar shtatë sezone. Shtatë sezone me fitore, ëndërra të realizuara, rritje me një lidhje të jashtëzakonshme me Juven, në tërësi totale. Gjashtë tituj, të gjithë të përjetuar dhe fituar duke luftuar. Mbetet keqardhja e madhe që nuk fituam Ligën e Kampionëve, por më e madhe është krenaria për sukseset e arritura dhe të qenit pjesë e një familjeje të madhe. Kam dhënë gjithçka, vërtet, deri në fund. Kam marrë, dhënë e mësuar. Sot shoh se lë pas një histori të shkëlqyer, të denjë për një mbyllje me respekt dhe dashuri, pa cenuar atë që kam jetuar me klubin, kapitenin, shokët dhe tifozët. Faleminderit për gjithçka, Juve”, – është mesazhi i lamtumirës së Bonuçit.

Leave a Reply