Lukas Bilia është i Milanit

Argjentinasi, Lukas Bilia ka mbërritur në Milano ku ka kryer testet  mjekësore me ekipin e tij të ri, Milanin, te e cila skuadër pritet që të prezantohet dhe të nënshkruajë edhe zyrtarisht për “kuqezinjtë”.

Bilia që deri më tani ishte pjesë e Lacios, me Milanin ka nënshkruar kontratë tre vjeçare. Ky transferim drejtuesve të Milanit do të ju kushtojë 17 milion euro, plus 3 milionë do jenë bonuse.

Me ardhjen e tij, mesfusha e Milanit do përforcohet edhe më shumë, bazuar në përvojën disavjeçare të Bilias në kampionatin elitarë italian.

Bilia në këtë mënyrë do të bëhet blerja e nëntë e Milanit, skuadër kjo që më parë ka siguruar shërbimet e futbollistëve, si: Musakio (Vijareal), Kesiè, Konti (Atalanta), Rodrigez (Volfsburg), Andrè Silva (Porto), Fabio Borini (Sanderland), Çalhanoglu (Bajer Leverkusen ) dhe Leonardo Bonuçi (Juventus).

Leave a Reply