Formacionet zyrtare, Helsinki – Shkëndija (FOTO)

Pak më parë trajnerët e Helsinkit dhe Shkëndijës kanë bërë publike formacionet me të cilat do të zbresin në fushë në stadiumin “Telia 5G-Arena”.

Edhe Lehkosuo edhe Osmani në këtë ndeshje vijnë me nga dy ndryshime në formacion, për dallim nga ndeshja e një jave më parë të zhvilluar në Strumicë, kur Shkëndija fitonte me rezultatin 3:1.

Strategu i “kuqezinjëve” ka vendosur që sot të pushojë në bankinë brazilianin Zhunior, dhe në vend të tij të inkuadrojë Besart Abdurrahimin, derisa vendin e të lënduarit Mevlan Murati do ta marrë, kroati Ivan Çelikoviç.

Në anën tjetër edhe trajneri i vendasve ishte i detyruar që të bëjë ndryshime, sidomos pas atij kartoni të kuq të Patronen, vendin e të cilit në mbrojtje do ta zë Obilor, derisa ka bërë një ndryshim edhe në mesfushë, duke inkuadruar në lojë Dahlsrom, në vend të Yaghoubi.

Ndeshja Helsinki – Shkëndija starton në ora 18:00.

Leave a Reply