Dy kartonë të kuq, brenda 5 minutave për Shkëndijën (VIDEO)

Plotë 28 minuta Shkëndija do të duhet ti zhvillojë me dy futbollistë më pak në fushë, pas kartonëve të kuq që morrën Zhunior dhe Ardian Cuculi.

Braziliani Stenio Zhunior në minutën e 57-të u ndëshkua drejtëpërdrejtë me kartonë të kuq, pas një starti të ashpër ndaj njërit prej futbollistëve kundërshtarë, teksa Cuculi 5 minuta më vonë duheshe ti bashkëngjitet Zhuniorit në dhomat e xhveshjes, pas kartonit të tij të dytë të verdhë.

Aktualisht po zhvillohet minuta e 80-të, ndërsa rezultati është 2:1 në favor të Trakai pas atij dy golëshi të Maksimov, ndërkohë golin e vetëm për Shkëndijën në këtë përballje e realizoi Zhunior në minutën e 40-të.

Leave a Reply