Desniq: Respekte Shkupit, por ne luajmë për fitore

Skopje apo Shkupi?Kush prej këtyre dy skuadrave do të sundojë me kryeqendrën tonë gjatë ditës së nesërme, kur dy skuadrat shkupjane me të njëjtin emër do të përballen njëra me tjetrën në stadiumin në lagjen e “Hekuranës”. Do të jetë Skopje, apo Shkupi, një gjë të tillë do të mësojmë vetëm pas 90 minutave lojë, ndërsa sulmuesi i skuadrës vendase, në këtë rast Skopjes, Dario Desniq shprehet optimist dhe thotë se skuadra e tij do të luaj për të fituar këtë derbi lokal.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, para së gjithash një ndeshje e fortë. E respektojmë ekipin kundërshtar, që ka një skuadër të shkëlqyeshme, mirëpo ne kemi imperativ fitoren, ashtu që nesër shkojmë për fitore” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Ddario Desniq.

Ai shanset e skuadrës së tij i sheh përmes kundërzbritjeve, ndërsa rrezikun nga ndërprerjet.

“Shanset tona i shoh tek kundërzbritjet dhe gjysmë kundërzbritjet, ndërsa nga ana tjetër rreziku mund të na vie nga ndërprerjet” – përfundoi Desniq, një sulmues i cili më parë kishte qenë edhe pjesë e FC Shkupit.

Ndeshja Skopje – Shkupi që do të zhvillohet në stadiumin në lagjen e Hekuranës starton në ora 13:00, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri Marjan Gocevski nga Strumica, të cilit do ti ndihmojnë dy arbitrat kumanovar, Martin Petkovski dhe Bojan Andevski.

Leave a Reply