Aduriz dhe Atletik Bilbao vazhdojnë bashkëpunimin

Artiz Aduriz ka rinovuar kontratën e tij me Atletik Bilbaon edhe për një sezon tjetër. Ka qenë klubi i Bilbaos që ka bërë publike rinovimin e kontratës me Adurizin që do të jetë pjesë e skuadrës nga San Mames deri më 30 qershor të vitin 2019.

Në marrëveshjen e re me lojtarin drejtuesit e Bilbaos kanë vendosur një klauzolë largimi prej 40 milionë eurosh, shumë e çuditshme në fakt duke patur parasysh që bëhet fjalë për një futbollist që luan sezonet e tij të fundit në karrierë.

Leave a Reply