Zyrtare: Maqedoni-Shqipëri në Strumicë! (FOTO)

Ndeshja eliminatore e 05 shtatorit midis Maqedonisë dhe Shqipërisë edhe zyrtarisht do të zhvillohet në stadiumin “Mladost” në Strumicë. Do të jetë kjo hera e parë që Maqedonia për herë të parë në historinë e saj do të luajë një ndeshje kualifikuese jashtë Shkupit, ndërsa faton për të provuar të parët stadiumin e Strumicës do të jenë futbollistët e Kombëtares Shqiptare.

Ky vendim ka sjellë reagime në mediat shqiptare, të cilat shkruajnë se stadiumi “Mladost” në Strumicë nuk i përmbush kushtet.

Sipas tyre është vetëm stadiumi i Shkupit “Telekom Arena” që përmbush kushtet e një ndeshje me karakter të këtillë, por që kësaj rradhe nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen midis Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndeshje kjo që ishte pritur me shumë kënaqësi nga ana e tifozëve shqiptarë, të cilët megjithatë nuk do të shijojnë të njëjtën pasi në bazë të kapacitetit që ka stadiumi i Strumicës (6 500 ulëse), nuk do të jetë në gjendje për të pranuar tifoz mysafir.

Leave a Reply