Kopenhageni me një lojtar më pak fiton dhe eliminon Vardarin nga Liga e Kampionëve

Skuadra nga Danimarka, Kopenhageni ka fituar ndeshjen e kthimit të turit të tretë eliminator në Ligën e Kampionëve ndaj Vardarit me rezultat 4:1, duke eliminuar kështu skuadrën e vendit tonë nga kualifikimet e këtij kompeticioni me shifra të përgjithshme 4:2, pasi ndeshja e parë e zhvilluar në Shkup i takoi Vardarit që fitoi minimalisht 1:0.

Shifrat u zhbllokuan që nga minuta e parë me skuadrën daneze që realizuan me anë të Gregus, Nikolovi barazoi përkohësisht në të 19-të, ndërsa Luftner rriti përsëri avantazhin në 2:1, me shifra këto që u mbyll edhe pjesa e parë.

Fraksioni i dytë nisi mirë për skuadrën nga kryeqyteti jonë, kur në minutën 71-të, Gregus u përjashtua nga loja pas atij kartoni të dytë të verdhë dhe kur Vardari ishte në avantazh sa i përket numrit të lojtarëve në fushë, vendasit në të 75-të me një lojtar më pak shënuan edhe golin e tretë me anë të Santanderit, ndërsa golin e katërt e vulosi Sotiriu në minutën e 88-të që ishte i saktë nga pika e bardhë.

Kujtojmë që Vardari do t’i vazhdojë garat në Liga Evropa, ku do të pret të premtën të mësojë kundërshtarin për në fazën e plej of-it në këtë kompeticion. /InfOSport.mk

Leave a Reply