Nejmar me deklaratën e parë si futbollist i PSZH-së

Futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit, Nejmar, ka dalë në konferencën e parë për shtyp si futbollist i Paris Sen Zhermenit, pas transferimit të tij rekord prej 222 milion euro nga rradhët e Barcelonës.

Presidenti i skuadrës franceze, Naser Al-Helaifi prezantoi fenomenin brazilian me fjalët:”Për mua Nejmar është futbollisti më i mirë në Botë. Nënshkruajti me ne për të fituar të gjithë trofetë e mundshëm dhe të shkruajë një faqe të re në historinë e klubit në qytetin më të bukur të Botës, Parisin”.

“Jam shumë i kënaqur dhe njëkohësisht i lumtur nga kjo sfidë e re për mua. PSZH është një klub i madh, ndërsa edhe qyteti i Parisit është shumë i bukur. Nuk po gjejë dot fjalë për të shprehur atë që kam në zemër” – tha fillimisht Nejmar.

“Erdha këti për shkak ambicieve të këtij klubi, ndërsa ato përputhen edhe me ambiciet e mia që kam. Kërkoj diçka më shumë, sfida të reja, edhe zemra dëshiron një gjë të tillë” – tha duke u buzëqeshur braziliani, i cili në këtë mënyrë i dha fund aventurës së tij te Barcelona, duke prishur sulmin e famshëm të Barcelonës, të njohur ndryshe si MSN.

Leave a Reply