Fenerbahçe godet sërish në merkato

Skuadra e Fenerbahçes, ndryshe kundërshtari i Vardarit në fazën “play-off” të Liga Evropa vazhdon me transferimin e futbollistëve të rinj. Drejtuesit e gjigandëve turq kanë angazhuar mesfushorin e Zenitit, Zhuliano, i cili ishte ndër yjet kryesore të skuadrës gjatë sezonit të kaluar.

Mirëpo me largimin e Roberto Mançinit, ai humbi statusin e titullarit, me ç’rast kërkonte një skuadër të re, ku do të mund të luante rregullisht dhe të luftonte për një vend në formacionin e Kombëtares së Brazilit për Botërorin e vitit 2018-të në Rusi.

“Jam shumë i lumtur që do të veshë fanellën e Fenerbahçes. Besoj se do ti plotësoj pritjet dhe klubit dhe fansave. Mezi pres që të zbres në fushë. Sinqerisht besoj se do të shpallemi kampion” – tha Zhuliano pas arritjes së tij në Stamboll.

Sot mesfushori brazilian do të duhet ti kalojë kontrollimet mjekësore. Ai shtoi se njeh disa nga brazilianët që janë pjesë e Fenerbahçes.

Leave a Reply