Meçkarovski, kryesori i derbit Shkëndija – Vardari

Dimitar Meçkarovski është caktuar për të ndarë drejtësinë në derbi ndeshjen e javës së parë midis Shkëndijës dhe Vardarit, ndeshje kjo që do të zhvillohet sot në stadiumin e qytetit të Tetovës. Ndihmës të tij do të jenë Dejan Nedellkovski dhe Goce Petreski, teksa arbitra shtesë që do jenë afër golit, janë Nikolla Kostençev dhe Zoranço Temelkov.

Në ndeshjen tjetër të së shtunës midis Rabotniçkit dhe Renovës, drejtësinë do ta ndajë Stojançe Stojanov, teksa do i ndihmojnë Karakolev dhe Georgiev.

Aleksandar Stavrev do të jetë kryesori i takimit derbi të Pelagonisë midis Pobedës dhe Pelisterit, në Çair në ndeshjen midis Shkupit dhe Akademia Pandev është caktuar strugani, Jovan Kaçevski, ndërkohë Marjan Gocevski do të jetë bylbyli kryesor i takimit në Kratovë midis Sileksit dhe Skopjes.

Leave a Reply