Premierliga sërish dhuron spektakël, kësaj rradhe në qendër Uatfordi dhe Liverpulli (VIDEO)

Tjetër ndeshje fantastike në Premierligën angleze, kësaj rradhe me aktorë kryesorë futbollistët e Uatfordit  dhe Liverpullit, që zhvilluan një super ndeshje që në fund u mbyll me barazimin 3:3.

Edhe pse ishte shumë afër përmbysjes së madhe, si Arsenali një ditë më parë, Liverpulli megjithatë nuk i’a arriti qëllimit.

Ekipi i Jurgen Klop ktheu disanvatazhin e  pjesës së parë të Uatford, nga 2:1 në 2:3, por në kohën shtesë të takimit vendsësit barazuan, duke i ikur disfatës në start të sezonit të ri para tifozëve vendas.

Salah debutoi me gol me fanellën e Liverpullit në Premierligë, teksa dy golat e parë për “të kuqtë” nga Enfilld Roud, i realizuan Mane dhe Firminjo, i cili doli të jetë i saktë nga pika e bardhë.

Në anën tjetër të saktë për Uatfordin ishin Okaka, Dukur dhe Britos.

Leave a Reply