Vardari gjen zëvendësuesin e Balotelit (VIDEO)

Vardari si duket ka gjetur shumë shpejtë zëvendësimin e sulmuesit brazilian të larguar, Xhonatan Boareto – Baloteli. Skuadra kampione në fuqi e Vardarit pritet që të nënshkruajë kontratë me një brazilian tjetër, Hoze Oliveira dos Santos – Italo, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Sao Paolo, njofton “gol.mk”, përcjellë “infOSport.mk”.

Italo me Vardarin pritet të nënshkruajë kontratë një vjeçare, me opcion për të vazhduar të njëjtën edhe për një vit tjetër.

Në karrierën e tij profesionale, Italo gjithashtu ka qenë pjesë edhe e skuadrave si Maritimo, Paulista dhe Internacional, me të cilën skuadër kishte fituar Kupën e Porto Alegre.

Leave a Reply