Fiorentin gati për transferimin “bombë”

Fiorentina është gati për të bërë një super transferim në merkaton e kësaj vere. Sulmuesi spanjoll Hese Rodrigez brenda disa orëve pritet të nënshkruajë me skuadrën nga “Artemio Franki”, shkruan “Gazzetta dello Sport”, përcjellë “infOSport.mk”.

Sipas këtij burimi, italianët do të angazhojnë spanjollin në huazim për dy vite nga rradhët e Paris Sen Zhermenit, ndërsa gjatë verës të vitit 2019-të do të kenë mundësinë për të blerë kartonin e tij.

Hese te Paris Sen Zhermeni erdhi gjatë vitit 2016-të nga Reali i Madridit, duke realizuar 2 gola në 14 ndeshje. Ai pjesën e dytë të sezonit të kaluar e kaloi në huazim te skuadra e Las Palmas, për të cilën skuadër në 16 ndeshje, realizoi 3 gola.

Leave a Reply