ZYRTARE: Zidan rinovon kontratën me Realin

Pas rinovimit me Iskon, Real Madrid ka arritur rinovimin e kontratës edhe me trajnerin Zinedin Zidan edhe për tre vite të tjera. Falë kontratës së re, do të dyfishohet edhe paga e strategut francez, i cili nga 4,35 milionë euro, tashmë do të marrë një pagë vjetore prej 8 milionë euro.

Me këtë kontratë kanë mbetur të kënaqur të dyja palët, ndërsa francezi në konferencën për shtyp para ndeshjes me Barcelonën për Superkupën e Spanjës, u shpreh: ”Jam shumë i lumtur për besimin që më është dhënë, jam i lumtur edhe që kemi  bërë një punë të mirë duke arritur objektivat tanë, të cilët mbeten të njëjtët edhe në këtë sezon. Do të luftojmë për të fituar çdo titull, edhe pse gjithnjë ka ulje dhe ngritje, duhet ta shfrytëzojmë këtë stad për të vijuar me sukseset tona. Gjithsesi, pavaresisht rinovimit tim për tre sezonet e ardhshme diçka është e sigurtë, se une dhe Reali nuk do te diskutojme kurrë. Për sa i takon ndeshjes së parë te SuperKupës mund të them se Ronaldo është gati. Është kthyer nga pushimet dhe ka punuar shumë gjatë këtyre 5 ditëve të fundit. Të gjithë jemi gati. Për sa i përket Barcelonës, mendoj se këdo që do tç vendosin në vend të Nejmarit do të luajë mjaft mirë, do të japë maksimumin, por Nejmar është Nejmar, asnjë nuk mund ta zëvendësojë atë”.

Rikujtojmë Zinedin Zidan e nisi sezonin e ri me trofe, duke rrëmbyer SuperKupën e Evropës në Shkup, pas fitores 2:1 ndaj Mançester Junajtedit, teksa nesër do të zhvillojë finalen e parë të SuperKupës së Spanjës përballë Barcelonës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në “Kamp Nou” me fillim në ora 22:00.

Leave a Reply