ZYRTARE: Barcelona transferon më në fund brazilianin që e kërkonte

Barcelona ka zyrtarizuar ditën e sotme blerjen e parë, pas largimit të Nejmarit. Megjithatë ai nuk nuk është braziliani i shumë dëshiruar Kutinjo, por është një brazilian tjetër, Paulinjo, i cili gjithashtu kërkohej nga ana e drejtuesve të Barcelonës për të përforcuar mesfushën.

Paulinjo te skuadra “katalunase” vjen nga skuadra kineze e Guangzhu, ndërsa për shërbimet e tij, Barcelona do të duhet të paguaj plotë 40 milion euro.

29-vjeçari Paulinjo para se të transferohej në Kinë luante me skuadrën e Totenhamit në Premierligë, nga e cila skuadër në vitin 2015-të për një shumë prej 13 milion euro ishte transferuar te Guangzhou.

Leave a Reply