Nga viti 2010 e këndej të gjitha skuadrat italiane janë eliminuar në fazën “Play Off”

Ndeshjet  e fazës “play-off” në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian, nuk kanë rezultuar pozitive në 6 vitet e fundit. Gjitha skuadrat e “Serie A” kanë qenë pa fat, ku në dy raste e ka pësuar skuadra e Udineses, ndërsa nga një herë janë eliminuar Sampdoria, Lacio, Roma dhe Napoli.

Këta të fundit pikërisht sonte do të zhvillojnë ndeshjen e parë të fazës së “play off”, ndaj francezëve të Nice.  Nga minuta e parë do të jetë edhe Elseid Hysaj, i cili është titullar fiks në ekipin e trajnerit, Sarri, i cili shpreson se skuadra e tij nuk do të ketë fatin e njëjtë sikurse në vitin 2014-të, kur ishin eliminuar nga Atletik Bilbao.

Skuadra e fundit italiane që ishte eliminuar në këtë fazë, ishte Roma, që u eliminua nga Porto.

 

Viti Ndeshja Rezultatet
2010 Sampdoria-Werder Bremen 3-2 (1-3)
2011 Udinese-Arsenal 1-2 (1-0)
2012 Udinese – Braga 5-6 me shtesa (1-1)
2014 Athletic Bilbao – Napoli 3-1 (1-1)
2015 Bayer Leverkusen– Lazio 3-0 (0-1)
2016 Roma-Porto 0-3 (1-1)

Leave a Reply