Golat nga ndeshja Futsal Shkupi-Makabi Tel Aviv (VIDEO)

Ekipi i Futsal Shkupit dje me fitore debutoi në ndeshjet paraeliminatore të Ligës së Kampionëve, duke mundur ekipin izraelit të Makabi Tel Aviv me rezultatin 5:1.

“Bardhekaltërit” nga Çairi shkëlqyen në këtë ndeshje, ku përveç 5 golave të shënuar krijuan edhe një mori rastesh tjera për gol.

Megjithatë të parët që shënuan në këtë ndeshje, ishin lojtarët e Makabi Tel Aviv, që iu gëzuan golit të Shkolnik vetëm pas 3 minutave lojë, për të pasuar më pas golat e futbollistëve të FC Shkupit, të cilët realizuan përmes Ylber Alilit, Eljesa Nezirit, Erkan Sferit dhe Orhan Ibishit, i cili realizoi dy super gola.

GOALS | Futsal Shkupi vs Makabi Tel Aviv 5:1 (23.08.2017)

Публикувахте от Futsal Shkupi в 24 август 2017 г.

Leave a Reply