ZYRTARE, Florent Hadergjonaj pjesë e Hadërsfield

Florent Hadergjonaj karrierën e tij do ta vazhdojë në një ndër ligat më të fuqishme evropiane, në Premierligën angleze.

Mbrojtësi i djathtë 23-vjeçar, i lindur në Zvicër nga prindër shqiptarë u huazua për një vit me opsion blerje nga Ingolstadt i Bundesligës së Dytë gjermane të Hadërsfield Toun. Futbollisti me origjinë kosovare luan me Kombëtaren e Zvicrës (1 ndeshje), ndërsa te skuadra e tij e re do të  mbajë veshur fanellën me numrin 33.

Florenti është formuar si futbollist te Jang Bojs i Bernës dhe në vitin 2015 u shpall “Lojtari i Vitit” te klubi i tij. Ai u transferua te Ingloshtadt për 2 milionë euro duke nënshkruar një kontratë 4-vjeçare.

Debutimin e tij me fanellën e Hadërsfield, Hadërgjonaj pritet ta ketë në ndeshjen kundër Sauthhemptonit.

Leave a Reply