Interi i rrëmben Arsenalit mbrojtësin shqiptarë, Mustafi

Interi vazhdon të monitorojë nga afër situatën për sa i përket një akordi të mundshëm me Shkodran Mustafin, futbollistin nga Gostivari i Maqedonisë, i cili aktualisht luan në Premierligë te gjigandët e Arsenalit.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, në zyrat e “topçinjëve” ka mbërritur një ofertë e rëndësishme për sa i përket mbrojtësit të kombëtares gjermane.

Sipas të përditshmes së njohur “Daily Mirror”, drejtuesit e Interit kanë formuluar një ofertë për huazim të shoqëruar me blerjen e kartonit të Mustafit pas një viti për shumën e 22 milionë eurove.

Duke pasur parasysh edhe faktin se Arsenali prej disa ditësh po përpiqet t’i rrëmbejë Monakosë mbrojtësin Lemar, pikërisht Mustafi mund të jetë ndër të sakrifikuarit e parë për merkaton në dalje nga ana e Arsen Venger.

Leave a Reply