Trajneri i Mançester Junajtedit, Hose Murinjo është fiksuar që moti kohë pas mesfushori të Napolit, Jorginjo. “Daily Star” shkruan se për të marrë shërbimet e italo-brazilianit, Mou ka autorizuar një investim prej 55 milionë eurosh për ta marrë nga klubi italian. Pikërisht, kjo do të ishte shifra që do të bindte pronarin e Napoli, De Laurentis për të hequr dorë nga Jorginho, që pritet të zërë vendin e Paul Pogba, gjithnjë e më larg “djajve”.
Jorginjo ka lindur në Brazil në vitin 1991, megjithatë ka luajtur tre ndeshje me kombëtaren e Italisë pasi ka marrë nënshtetësinë në vitin 2014 kur ishte pjesë e Hellas Verona, vit në të cilin Napoli e bleu për 10 milionë euro.